Detaje të reja dalin në dritë nga të shtënat me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnje, ku raportohet se shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares.
Policia thotë se 45-vjeçari është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


