Ditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lushnje. Gjendet e djegur një makinë në fshatin Lifaj në Lushnje.
Dyshohet se automjeti i cili është i tipit Nissan, i përket autorëve të të shtënave të regjistruara pak më parë në afërsi të kthesës së spitalit.
Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


