Rrëshqitje dherash janë regjistruar pasditen e sotme edhe pranë tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Delvinë – Kardhiq.
Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet policore të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.
Në momentin e shkarjes nuk kishte qarkullim mjetesh, çka ka shmangur çdo rrezik të mundshëm për aksidente.
Menjëherë pas vlerësimit të situatës, në vend ngjarje ka mbërritur edhe firma përgjegjëse për pastrimin e rrugës, e cila ka kryer heqjen e dherave dhe pastrimin e plotë të segmentit të prekur.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit.
Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.
