Këtë të shtunë, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka qëndruar gati 40 minuta në ambientet e GJKKO, ku po mbahej seanca për njohjen me masat e sigurisë, për të dhe dy vartësit e saj të akuzuar, Gentian Gjyli e Erald Elezi.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar që të njihen me aktet e dosjes.
Nuk dihet nëse Balluku do të paraqitet sërish në GJKKO pas dy orësh.
