Mbrëmjen e djeshme, Kosova shkroi historinë, teksa siguroi pjesëmarrjen e saj në playoffin e Botërorit të vitit 2026.
Dardanët me meritë të plotë mposhtën Slloveninë me rezultatin 2-0, një fitore që vulosi këtë sukses të madh të skuadrës së Franco Foda.
Trajneri i Sllovenisë, Kek, e ka pranuar me shumë sportivitet këtë humbje dhe vlerësoi në maksimum skuadrën e Kosovës.
“Në radhë të parë, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po hynim në lojë-tha trajneri Kek-E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel, e paguan. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.
Kek pohoi se skuadra e tij ndryshe nga e një muaji më parë u dominua në fushën e lojës, por edhe në tribuna…
“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan-shtoi trajneri i Sllovenisë-Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”.
Kosova do të kthehet në fushën e lojës ditën e martë, kur do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve me Zvicrën, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb
