Kaq të qeshur se keni parë kurrë! Ruçi jep lamtumirën nga politika mes kolegëve (FOTO LAJM)

Gramoz Ruçi sot i ka dhënë lamtumirën politikës në një festë me kolegët e tij pas fjalës së fundit në Kuvend.

Fotot janë publikuar nga fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili për herë të parë e ndoshta të fundit ka filmuar Ruçin më të buzëqeshur se kurrë.

Të lidhura

None found

Me nga një gotë verë, duket se Ruçi po shijon më së miri momentet si kreu I Kuvendit të Shqipërisë, dhe pjesë e politikës shqiptare.

Rikujtojmë se dorëheqja e tij nga çdo pozicion politik erdhi gjatë Asamblesë Kombëtare të PS, duke deklaruar se kishte ardhur koha për t’u larguar. /albeu.com/


Shtuar 7.07.2021 17:03