Rrezikon dënimin e përjetshëm në Britani/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, koka e një grupi kriminal që merret me trafikun e kokainës

Një kontroll rutinë pasagjerësh në aeroportin e Veronës në Itali, ka bërë që të mundur arrestimin e një 32-vjeçari shqiptar nga Tirana, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti evropian nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge.

32-vjeçari sipas autoriteteve britanike, mbante një rol kryesor dhe dyshohet se ishte drejtuese në një organizatë të dedikuar për shpërndarjen e kokainës përgjatë bregdetit jugor të Anglisë, përgjegjës jo vetëm për fuqinë punëtore, por edhe për përgatitjen e pakove të drogës dhe menaxhimin e grupit .

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ra në gjurmët e autoriteteve britanike, pasi ky i fundi midis qershorit dhe dhjetorit 2024, ai dyshohet se porositi online materiale paketimi, sasi të mëdha acetoni dhe pulla druri që mbanin shkronja, numra dhe simbole identike me ato të shtypura në blloqet e sekuestruara të kokainës.

Pas kryerjes së procedurave, 32-vjeçari u transferua në burgun e Veronës, në pritje të procedurave të ekstradimit në Mbretërinë e Bashkuar , ku rrezikon një dënim të rëndë, deri në burgim të përjetshëm.


Shtuar 11.11.2025 19:44