Lamine Yamal thyen heshtjen dhe flet për sëmundjen e pashërueshme

Lamine Yamal i është kundërpërgjigjur raportimeve për problemet në zonën pubike, duke i quajtur ato “të gjitha gënjeshtra” pas barazimit 3-3 të Barcelonës ndaj Club Brugge.

Gjatë javës së fundit ka pasur shumë raportime se Yamal ka probleme shëndetësore që mund ta përcjellin gjithë jetën, pasi ato janë të menaxhueshme, por jo edhe të shërueshme.

18-vjeçari, i cili shënoi një gol të shkëlqyer në barazimin ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve, ka thyer heshtjen më në fund duke folur rreth këtyre thashethemeve.

Lamine Yamal u diagnostikua me një problem kronik shëndetësor që mund të ndikojë në të gjithë karrierën e tij

“Është thënë shumë për pubalgjinë time dhe se isha i trishtuar – të gjitha janë gënjeshtra”, ka thënë fillimisht Yamal.

“Përpiqem të mos lexoj çfarë thuhet për mua. Gjithsesi, jam i sigurt se mund të kthehem në nivelin tim më të mirë”.

Ai madje i mirëpriti vërshëllimat e mundshme në ndeshjet e ardhshme.

“Nëse më vërshëllejnë, kjo është sepse e dinë që jam një lojtar i rëndësishëm në fushë”, përfundoi ylli i Barcelonës.


Shtuar 6.11.2025 18:02