FOTO-LAJM/ Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e Ballukut

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, përpara se të niste fjalën e tij në Kuvend ka vendosur në tavolinën e kryeministrit Rama, një foto ku shihet zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një takim me turqit para fitimit të tenderit për tunelin e Llogarasë.

Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.

Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën.

Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin, pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.

 


Shtuar 6.11.2025 11:07