Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka folur hapur për sfidat personale dhe profesionale me të cilat është përballur ndër vite.
E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo ka ndarë me publikun momente të ndjeshme nga jeta, duke pranuar se në disa raste ka menduar të tërhiqet nga fama.
“Ka pasur shumë momente që kam menduar ta braktis famën”, u shpreh ajo.
“Kur je 18 vjeçe dhe të gjithë presin shumë prej teje, është sfidë e madhe”, tha tutje këngëtarja.
Diona pranoi se pasioni për muzikën e ka mbajtur të fortë, megjithatë rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Presioni i njerëzve dhe pritshmëritë e mëdha ndonjëherë të lodhin, por unë e dua muzikën dhe nuk mund ta lë pas”.
Në intervistë, artistja foli edhe për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se ish-partneri i saj nuk e ka përballuar famën.
“Kur ke famë, sidomos si artiste, ekziston një paragjykim i madh që nuk je vajzë e mirë. Është shumë e padrejtë”.
Diona tregoi se dashuria për partnerin e saj ka qenë e madhe dhe se në një moment ka menduar madje të sakrifikojë gjithçka për të.
“Shumë e kam dashur. Kam menduar edhe të heq dorë nga gjithçka vetëm për dashuri”, përfundoi artistja.
