Dikur “nuk shihej me sy”, sot Ermal Mamaqi thotë: Më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi së fundmi është bërë viral nga një deklaratë e dhënë në një intervistë për Ronaldo Sharken. Teksa temë diskutimi ishte suksesi në jetë, karriera dhe puna, Mamaqi në fund tha se paraja është diçka e madhe në jetë që të ndryshon.

Ronaldo Sharka i kujtoi Mamaqit daljet e tij të para në skenë, kohë kur me Ermali është njohur me Amarda Toskën.

“Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër. Në fillim në Portokalli nuk shiheshe me sy”.

“E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin”, tha Ermal Mamaqi.

Sharka vijoi me humor:

“Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që në atë kohë. Tani je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur”, tha Sharka.

“Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.”


Shtuar 2.11.2025 19:27