EMRAT/ Morën peng Ilir Topçiun, tre të shoqëruar në Devoll, mes tyre dhe vëllai i deputetit të PD

Policia shoqëron 3 persona në komisariat, konkretisht Alti Nallbati (vëllai i deputetit të PD Bledion Nallbatit), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre.

Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.


Shtuar 31.10.2025 20:25