Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, Veliaj hyn në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Ditën e sotme, Erion Veliaj, ka lënë qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Ai u shfaq i qeshur, ndërsa në një moment të shkurtër iu drejtua edhe gazetarëve prezentë para godinës së gjykatës.

 

 

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës ,pak para orës 9 të mëngjesit.


Shtuar 31.10.2025 09:37