Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.
Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal, në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						