Ministrja e Infrastrukturës nën hetim nga SPAK/ S’të mjaftoi as kolltuku, kënga për Belinda Ballukun bëhet virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Numri dy i qeverisë, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë nën hetim nga SPAK.

Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati, ku me shumë mundësi do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët.

Për këtë lajm që duhet që ka ngjallur mjaft reagime ne rrjetet sociale, nuk kanë munguar dhe këngët të dedikuara për këtë ngjarje të bujshme.

 

 

Në YouTube kanali TV Albania, ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale.

“O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u.

Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku.

Nje ditë më parë kryeministri Edi Rama, është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, teksa ka thënë se ai nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punen e vet”./ Panorama


Shtuar 26.10.2025 10:20