Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 22 Tetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat pritet të bëhen prezente prej orëve të mesnatës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut, do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do ndërpriten.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 16m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.


Shtuar 22.10.2025 07:20