Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e madh se Shqipëria ka arritur në shifrën e 1 milionë vaksinimeve ndaj koronavirusit.
Rama e ka dhënë lajmin me anë të një fotoje në rrjetet sociale.
Objektivi ishte që kjo shifër vaksinimesh të arrihej brenda qershorit, megjithatë janë dashur edhe 6 ditë nga korriku për tu plotësuar 1 milion vaksinime në të gjithë vendin.