U firmos sot në Egjipt/ Çfarë përmban marrëveshja historike e paqes në Gaza

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësit në Lindjen e Mesme nënshkruan marrëveshjen historike të armëpushimit në Gaza. Një imazh i kapur nga një fotograf në dhomë jep një ide se çfarë përmban ajo. Në fillim të marrëveshjes theksohen angazhime të vendeve pjesëmarrëse në Samit duke përfshirë tolerancën, dinjitetin dhe mundësitë e barabarta për çdo person.

“Ne kërkojmë tolerancë, dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo person, duke siguruar që ky rajon të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjekin aspiratat e tyre në paqe, siguri dhe prosperitet ekonomik, pavarësisht nga raca, besimi apo etnia”, thuhet në paragrafin e parë në faqen e fundit.

Poshtë dokumentit, janë nënshkrimet dhe titujt e udhëheqësve rajonalë dhe ndërmjetësve të marrëveshjes së armëpushimit nga SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe Turqia.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, pasi e nënshkroi, tha u deshën 3,000 vite për të arritur në këtë pikë. Më pas Trump falenderoi edhe liderët e tjerë për mbështetjen e treguar gjatë negociatave për armëpushimin. Trump deklaroi se më parë kishte pasur parashikime që pretendonin se Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë.


Shtuar 13.10.2025 20:25