Copa America: Ja kë kërkon në finale Neymar

Brazili ka arritur të sigurojë finalen në “Copa America”, pasi mposhti në gjysmëfinale Perunë me rezultatin 1-0.

Ylli brazilian, Neymari, pas kualifikimit tha se shpreson që në finale do të takohen me Argjentinën.

“Dëshiroj që të ballafaqohemi me Argjentinën në finale. Kam shumë shokë të cilët luajnë me Argjentinën dhe do të dëshiroja t’i takoja në finale. Sigurisht që besoj se do të arrijmë të triumfojmë në Kupën e Amerikës”, deklaroi Neymar.

Herën e fundit kur janë takuar Brazili dhe Argjentina në Copa America ishte në vitin 2007, ku brazilianët fituan me rezultatin 3-0.


Shtuar 6.07.2021 16:52