Kaloi me të kuqe dhe tentoi të korruptonte policin me 2000 lekë, e pëson keq i riu: Çfarë ndodhi me shoferët gjatë orëve të fundit (VIDEO)

Policia rrugore ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit.

Policia gjithashtu ka arrestuar një person i cili ka shkelur semaforin dhe më pas ka tentuar të korruptojë policin me 2.000 lekë të rinj.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi

Siguria e jetës në rrugë, Policia Rrugore, kontrolle intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit.

Gjatë monitorimeve me mjete të paloguara, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar një rast të shkeljes së semaforit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B. është arrestuar në flagrancë, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e semaforit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh, në të gjithë vendin.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore falënderon të gjithë ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ata qytetarë që besojnë te Policia dhe denoncojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?


Shtuar 6.07.2021 16:48