Dita e sotme, është dita e dytë e homazheve për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.
Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin e drejtësisë.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe figura të tjera publike dhe politike, ku nuk mungoi dhe kryeministri Edi Rama.