Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit, arrestohet xhaxhai i autorit të ngjarjes së rëndë

Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ndodhi në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Në lidhje me krimin e rëndë janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë.

Tre persona janë arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit teksa ushtronte detyrën e tij.

Elvis Shkambi, qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij, i cili prej vitesh ishte në proces gjyqësor për çështje prone.

Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Duket se gjithçka ishte e mirëmenduar, pasi autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, ndërsa sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve, i riu hapi zjarr ndaj tij.

Tre plumbat rezultuan fatal për gjyqtarin, i cili ndërroi jetë pa shkuar në spital.


Shtuar 7.10.2025 09:07