Një “jetë” në shërbim të drejtësisë në Shkodër, kush është Astrit Kalaja, gjyqtari që ndërroi jetë sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë sot pasi një person i armatosur ka hapur zjarr brenda Gjykatës së Apelit.

Ai ushtroi profesionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që prej Shkurtit të vitit 2023.

Por Kalaja e filloi “rrugëtimin” e tij në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, që prej 24 Nëntorit të vitit 1993, si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku i shërbeu drejtësisë për 11 vite.

Më vonë që prej 2004-ës, deri më 2023 ushtroi detyrën si gjyqtar në gjykatën e Apelit në Shkodër, dhe më vonë u bë zv.Kryetar i së njëjtës Gjykatë.

Astrit Kalaja, ndër vite mori disa kualifikime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, dhe u konfirmua në detyrë pas procesit të vettingut të kryer në vitin 2020.


Shtuar 6.10.2025 16:32