Lionel Mesi, vazhdon të paraqitet në nivelet më të larta. Mbrëmë në ndeshjen e Inter Majemit kundër Nju England Revolution ai dhuroi 3 asiste.
Në minutën e 32-të, argjentinasi në bashkëpunim me Albën dhanë asist për Allende, ndërsa në fund të pjesës së parë, “Pleshti” i nxorri një top fantastik Albës për të dyfishuar shifrat.
Në të 60-ën, kampioni i Botës asistoi sërish për Allenden.
Në fund skuadra nga Florida triumfoi me shifrat 4-1, duke u ngjitur në vendin e 3-të me 59 pikë.