Shtatë drejtues të njësive administrative të Bashkisë së Durrësit, kanë dhënë dorëheqjen dhe janë zëvendësuar nga funksionarë të rinj, konfirmon zyrtarisht vetë institucioni vendor.
Bëhet fjalë për gjashtë njësi brenda qytetit dhe njësinë administrative të Sukthit, ndërsa dorëheqjet vijnë pas kontrollit të performancës, të paralajmëruar nga Rama gjatë verës.
Në vend të tyre janë emëruar 7 administratorë të rinj, që do të mbajnë detyrën në mënyrë të përkohshme.
Emrat e rinj të emëruar në Njësitë Administrative të Durrësit:
Sukth – Erjon Xhili
Njësia Nr. 1 – Pranvera Gagani
Njësia Nr. 2 – Alketa Veseli
Njësia Nr. 3 – Petrit Ismailati
Njësia Nr. 4 – Frederik Musai
Njësia Nr. 5 – Redion Tabaku
Njësia Nr. 6 – Agustin Ndoj