Tronditje pas tronditje në gjimnazin Ibrahim Rugova në Kamëz. Ditën e djeshme një nxënëse e vetëvrarë me pretendimin e bullizimit në shkollë sipas bashkëmoshatarëve la mësimin dhe u hodh nga kati i 9 i një pallati. Dhe këtë të enjte gjatë pushimit të gjatë, një grup të rinjsh u konfliktuan me thika.
Në bulevardin “Nënë Tereza”, dy hapa larg shkollës gjatë orarit të një dite mësimi nxënësit u përfshinë në një konflikt me mjete prerëse, ku si pasojë u lënduan tre djem, dy prej tyre të plagosur në brinjë dhe kraharor. Por policia mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra tjetrën.
Numri i nxënësve aktivë në zënkë vështirë të identifikohen, pasi një pjesë e madhe kanë vëzhguar, pa ndërhyrë për parandilimin e goditjes.
“Unë po haja kur ata grushtoheshin me njëri tjetrin dhe nxorrën thikat. Nuk ndërhyva se pse të rrezikoja?”
Top Channel ndoqi nga afër ngjarjen, ku pa prindër të shqetësuar, të mitur të frikësuar, por edhe adoleshentë që e vlerësojnë normalitet këtë situatë.
“E pashë në tv dhe erdha me vrap. Tmerr çfarë bëhet! Shumë i shqetësuar”-thotë një prind.
“Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë për kot: jo pse më pe, jo për goca..”- thotë një nxënëse.
Siguria në shkolla u thye sërish.
“Drejtoresha nuk është këtu se e thirrën në ministri”-deklaroi roja.
“Unë isha në mësim. Por shqetësohem edhe si prind!”- tha një mësues./Top Channel