Gjykata e Apelit, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Mësohet se Apeli i ka ulur 5 vite Becchettit, pasi shkalla e parë e ka dënuar me 17 vite burg,për 4 vepra penale.
Gjyqtarët e Apelit që morën vendimin ndaj biznesmenit janë; Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani.
Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë.
Gjykata e Tiranës, e ka dënuar biznesmenin italian fillimisht me 17 vite burg, nën akuzën se ai përmes kompanive të tij, kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Mbi Becchettin rëndojnë 4 vepra penale që janë; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.