Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është paraqitur ditën e sotme përpara GJKKO-së, hera e parë që pas lirimit të saj nga qelia.
Fetahu ka lënë ambientet e banesës, ku mbahej në “arrest shtëpie”.
Më datë 19 shtator, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Ajo akuzohet për lidhje dhe favore të mundshme ndaj grupit të Suel Çelës.