Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka zgjedhur Asim Vokshin, si kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.
Në bazë të renditjes së KED, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.
Rezultatet e votimit
Në përfundim të votimit, komisioni konstatoi:
Asim Vokshi – 6 vota
Naureda Llagami – 8 vota
Florian Ballhysa – 0 vota
Gjithashtu, u gjet një fletë votimi e pavlefshme.
Ligji përcakton se fitues shpallet kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve. Në rastin e sotëm, asnjë kandidat nuk arriti këtë prag.
Për këtë arsye, komisioni shpalli fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ç`ka i dha fitoren Asim Vokshit.
Më 17 shtator 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi një mbledhje maratonë, ku mbylli procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave.
Sipas renditjes, anëtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi, i cili sot u zgjodh si i kryetar i Gjykatës Kushtetuese kryesoi listën me 89.5 pikë.
Pas tij u rendit Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila mori 89.3 pikë, me një diferencë minimale nga Vokshi.
Në vendin e tretë u pozicionua ish-Komisioneri Publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa, me 77.83 pikë.
Më tej, në listë u renditën edhe:
Alma Faskaj, ish-komisionere e Vettingut – 77.77 pikë,
Genta Bungo Tafa, ish-drejtuesja e KPK-së – 75.44 pikë,
Alban Toro, ish-anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor – 74.22 pikë.