Liverpool pëson humbjen e parë, bie edhe Chelsea, fiton City

Java e 6-të e Premier Ligës me siguri do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi Liverpooli pëson humbjen e parë në ligë.

Pasi triumfoi kundër Reds në Community Shield në gusht, Crystal Palace fitoi 2-1 në minutën e 97-të duke iu afruar vetëm tri pikëve vendit të parë. Reds mbeten në 15 pikë, ndërsa Palace ngjitet në 12 pikë.

Manchester City u rikthye te fitoret me një fitore 5-1 ndaj Burnley.

Skuadra e Guardiolës gjen fitoren dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Burnley mbetet me 4 pikë. Manchester United humbi 3-1 në Brentford.

Bie Chelsea në shtëpi, mundet nga Brighton me rezultatin 3-1. Leeds-Bournemouth u mbyll në barazim 2-2.


Shtuar 27.09.2025 19:45