“Kërcet” arma në Tiranë, degjeneron sherri brenda familjes, një person qëllon burrin e motrës

Të shtëna me armë zjarri raportohet pasditen e së shtunës në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Burimet mediatike bëjnë me dije se sherri brenda familjes degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas raportimeve paraprake, një person ka plagosur burrin e motrës. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë ndërsa dy të përfshirët në ngjarje janë në gjendje të dehur.

Ndërkohë autori që ka bërë qitjen me armë është arrestuar nga policia.


Shtuar 27.09.2025 16:22