Pas ndarjes me Orlando Bloom, Katy Perry tregon transformimin e saj personal

Këngëtarja e njohur Katy Perry është shprehur hapur mbi vitin e kaluar në një letër prekëse drejtuar fansave të saj, të cilën e publikoi në Instagram të hënën, më 22 shtator. Artistja 40-vjeçare ndau mendimet e saj për përvjetorin e albumit të vitit 2024, 143, duke e cilësuar këtë periudhë si një ndër më ndikueset e jetës së saj.

“Ju e dini që nuk jam nga ato që bëjnë postime për përvjetorë,” shkroi Perry. “Por do të ishte e gabuar të mos e pranoja se ky vit ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë.”

Publikohen pamjet, përleshje gjatë xhirimeve të klipit të Don Xhonit?
Publikohen pamjet, përleshje gjatë xhirimeve të klipit të Don Xhonit?
11:54 23/09/25
Në këtë reflektim, ajo la të kuptohet se po kalon një periudhë të madhe ndryshimesh, sidomos në jetën personale. Në qershor, ajo dhe aktori Orlando Bloom u ndanë pas gati një dekade bashkë dhe kanë një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.

Postimi i saj përfshinte foto dhe video nga prapaskenat e realizimit të albumit 143, si dhe përgatitjet për turneun Lifetimes, ku këngëtarja sjell hitet më të mëdha të karrierës, si “Firework” dhe “California Gurls”.

Perry e përshkroi albumin si një “të dua” për fansat, duke theksuar rolin që ata kanë luajtur gjatë gjithë rrugëtimit të saj artistik. “Jam dashur, jam testuar dhe sprovuar, ky është udhëtimi,” shkroi ajo, duke shtuar se ndonëse ka njohur suksesin, ka mësuar të shohë edhe anën tjetër të famës.

Në fund, ajo u shpreh mirënjohëse për komunitetin që ka ndërtuar me fansat, duke e cilësuar çdo përvojë si të vlefshme.


Shtuar 23.09.2025 12:46