Surprizon Fedez, mesazhi i papritur për ish-gruan e tij

Në mbrëmjen e shumëpritur në Forum Assago të Milanos, reperi italian Fedez i dha koncertit të tij një dimension më personal, duke surprizuar fansat jo vetëm me performancën muzikore, por edhe me një mesazh të papritur për ish-bashkëshorten, Chiara Ferragni.

Fedez, i emocionuar, kujtoi momentet e para të karrierës së tij në këtë skenë:

“Kanë kaluar 10 vjet nga koncerti im i parë këtu dhe 6 nga hera e fundit. Është ndjesi e bukur të rikthehesh në shtëpi.”

Por rikthimi në skenë nuk ishte vetëm nostalgji muzikore, reperi preku një temë personale që kishte mbetur pezull prej muajsh.

Pas interpretimit të këngës “Allucinazione collettiva”, një këngë që përshkruan periudha të vështira të jetës së tij, përfshirë dhe momentin kur u përjashtua nga shtëpia pas incidentit në Sanremo – Fedez ndali performancën për të folur për marrëdhënien e tij me Ferragni:

“Rrugët tona vazhdojnë, por historia nuk fshihet. Nuk do të mohoj kurrë një lidhje që na ka dhënë fëmijët tanë të mrekullueshëm. Ajo do të mbetet e pathyeshme, sepse ka lidhje të padukshme që nuk shuhen kurrë.”

Këto fjalë u pritën me entuziazëm dhe surprizë nga publiku, pasi çifti kishte kohë që nuk bënte deklarata publike për njëri-tjetrin, pas ndarjes së shumëpërfolur.

Deklarata e Fedez vjen vetëm pak ditë pasi ai dhe Chiara u panë bashkë përballë shkollës së fëmijëve të tyre, së bashku me partnerët e rinj. Takimi u komentua gjerësisht në media si një tentativë për bashkëprindërim të shëndetshëm, edhe pse marrëdhënia mes tyre ka qenë shpesh në qendër të polemikave.


Shtuar 22.09.2025 12:11

Tags: ,