Trafikuan vajza nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Fierit arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët

Trafikuan shtetase nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët, nën akuzë për 6 vepra penale

Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” kryer në bashkëpunim dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor” të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H.

Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive.

Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në Korçë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.


Shtuar 21.09.2025 11:39