Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për çështjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur të kalojë dosjen për hetime të mëtejshme në SPAK.
Vendimi për të kaluar dosjen në SPAK, vjen menjëherë, pasi gjykatë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dy të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen me litar të Dobrës.
Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit.
Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.
Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.