Kryeministri Rama takim me Sekretarin e NATO-s, Rutte të mërkurën në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e mërkurë (17 shtator) në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi mes tyre do të ndodhë herët në mëngjes, që sipas axhendës të botuar në faqe zyrtare të NATO-s, në orën 09:00 do të mbahet fjala e Sekretarit Rutte dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Takimi Rama-Rutte do të mbahet në selinë e NATO.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare pasi sot BE-ja hapi negociatat për kapitullin “Agjenda e Gjelbër” me Shqipërinë.


Shtuar 16.09.2025 16:30

Tags: , ,