Mbrëmjen e djeshme, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë lagjen “Dudas” në qytetin e Shkodrës, duke shkrumbuar tërësisht një banesë.
Flakët kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në terren.
Tre mjete zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar zonën për të garantuar sigurinë e banorëve.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes në orët në vijim.
Njoftimi i policisë:
Një zjarr i madh ka përfshirë lagjen “Dudas” në qytetin e Shkodrës, duke shkrumbuar 1 banesë.
3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.