Ditën e sotme, pjesa e parë e ditës do të sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit.
Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjellë shfaqje të vranësirave të pakta në zonat e thella malore, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Sërish vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e qyteteve të zonës së ulët, do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.