Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës, në qarkun e Korçës. Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në zonë së bashku me bashkëshorten.
Menjëherë pas shqetësimeve shëndetësore, ambasadori është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është aktualisht e qëndrueshme, por për trajtim më të specializuar është transferuar drejt spitalit privat Amerikan 3 në Tiranë ku ka kryer një ndërhyerje kirugjikale.
“Trajtim i suksesshëm për Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, në Spitalin Amerikan 3
Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike në Spitalin Amerikan 3.
Pas paraqitjes në Urgjencë dhe diagnostikimit me infarkt anterior te gjere te miokardit .
Pacienti iu nënshtrua me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses nga ekipi ynë i specializuar. Aktualisht pacienti po vijon trajtimin nën kujdes intensiv në Reanimacion.
Spitali Amerikan 3 falënderon për besimin dhe vlerëson përkushtimin e ekipit mjekësor të Kardiologjisë me ne krye Dr Bekim Jata, kardiologun intervencionues Dr Diamant Lulaj dhe Kardiologen , Dr Almenda Zaka, ekipin e Anestezi–Reanimacionit me ne krye Dr Gentian Huti dhe anestezist-reanimator Dr Amarildo Hidri , si dhe stafin infermieror të përfshirë në këtë trajtim.”-thuhet në njoftim.