Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, raporton BBC.
Hatton, një prej emrave më të njohur të boksit britanik, pati një karrierë të suksesshme nga viti 1997 deri në 2012, duke fituar tituj botërorë.
Në korrik të këtij viti, ai kishte njoftuar rikthimin e tij në ring për një ndeshje demonstrative në muajin dhjetor në Dubai, 13 vite pas ndeshjes së tij të fundit profesionale.
Ai pritej të përballej me boksierin Eisa Al Dah më 2 dhjetor.
Gjatë viteve të fundit, Hatton foli hapur për betejat e tij personale me depresionin dhe alkoolin, duke u bërë një zë i rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor në sport.
Policia e Greater Manchester, konfirmoi se trupi i një burri 46-vjeçar u gjet mëngjesin e së dielës në një adresë në rrugën Bowlacre në Hyde.
“Oficerët u thirrën nga një qytetar në orën 06:45 të mëngjesit dhe gjetën trupin e një burri 46-vjeçar. Nuk ka dyshime për rrethana të dyshimta”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.