Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet

Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” do të mbahet sonte në Novi Sad të Serbisë, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit.

Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, ndërsa para fillimit të protestës, forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.

Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.

Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve të hapura.


Shtuar 5.09.2025 19:29