Gazetari i njohur Flamur Vezaj, në një intervistë për A2, deklaroi se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës.
Por, pavarësisht kësaj, ata janë kualifikuar.
“Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë.
Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj në një intervistë për A2.
Sipas tij, “testi i së vërtetës është vendosur me ligj, por pastaj anashkalohet. Model alla shqiptar…”.
Kandidatët e kualifikuar
Andi Pogaçe,
Artur Beu,
Elton Kërluku,
Gentian Ndoi,
Gentjan Shehaj,
Gledis Nano
Joni Keta