Vatrat e zjarrit ende aktive në Kurorën e Dardhës në Pukë/ Flakët dalin sërish jashtë kontrollit, nisin ndërhyrjet nga ajri

Dy vatra zjarrit vijojn të jenë aktive pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Bëhet me dije se flakët kanë dalë jashtë kontrollit, pasi janë favorizuar edhe nga tenperaturat e larta dhe era e fortë. Konkretisht flakët janë pranë lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë.

Sakaq, krahas forcave nga toka, po vepron edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej 10 ditësh.


Shtuar 21.08.2025 16:34

Tags: ,