Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Zhdukjen e tij, Lala e ka konsideruar si një “dorëzim të kontrolluar”.

Gjithashtu, ajo theksoi se Shima di shumë dhe se mund të jetë kërcënuar për të mos folur. Sipas Lalës, Shima kishte marrë edhe para me fajde kohët e fundit.

“Unë e kam konsideruar si një dorëzim të kontrolluar. Sipas meje, në ato 10 orë, grupet e interest, krimi I organizuar ka pasur kohë për të bërë shumëçka në forma të sofistikuara, për tia bërë qartë që të heshtë”, tha Lala për News24.

Klodiana Lala: Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.

Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë.


Shtuar 21.08.2025 12:51