“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë shumë besim tek unë.”
Këto ishin deklaratat e para nga Marash Kumbulla, një qendërmbrojtës 25-vjeçar, i lindur në Itali, por me origjinë shqiptare, i cili i bashkohet Mallorcës së Jagoba Arrasate në huazim nga skuadra e Serie A, Roma.
Klubi mallorkan ka një opsion blerjeje prej gjashtë milionë eurosh plus dy milionë të tjera në bonuse, siç njoftoi Fabrizio Romano.
“Më treguan shumë për projektin e Mallorcas dhe kur klubi më telefonoi, doja të isha këtu sa më shpejt të ishte e mundur”, u shpreh Kumbulla, i cili do të veshë fanelën me numër 4 në sfidën e tij të re.
Marrëdhënia e tij me Muriqin…
Kumbulla shpjegoi se ka një afërsi të veçantë me Muriqin . “Fola me Vedatin kur e takova këtu me Espanyolin. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe dua ta shoh së shpejti.”
Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Espanyol sezonin e kaluar, sezonin 2024/25. Atje, ai luajti më shumë se 2.900 minuta në La Liga, duke u paraqitur në një total prej 35 ndeshjesh dhe duke shënuar tre gola.
Në prezantimin e tij si futbollist i Mallorcas, Marash Kumbulla u dërgoi mesazhin e mëposhtëm tifozëve: “Faleminderit për mikpritjen. Do të jap gjithçka për këtë stemë dhe dua të luaj këtu, në Mallorca, me ta.”
Lojtari i ri i Mallorcas mbërriti në Palma dje, të dielën. Ai i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re si lojtar i Bermellón të hënën. Ai është planifikuar të stërvitet nesër, të martën, nën drejtimin e Jagoba Arrasate.