“Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor

Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Të dy artistë në fushën e muzikës, ata po shkëlqejnë jo vetëm si çift, por edhe si bashkëpunëtorë në skenë.

Performancat e tyre, sidomos gjatë sezonit veror në dasma dhe evente të ndryshme, janë mirëpritur ngrohtësisht nga publiku.

Së fundmi, dyshja ndanë një video nga një nga performancat e tyre në Instagram, e cila mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. Ndër to, ra në sy edhe një koment komik nga një ndjekës që shkroi:

“Çfarë zani ky djali, mashallah belivallha, për dy gra është, respekt!”.

Ky koment shkaktoi të qeshura, dhe nuk mungoi as reagimi me humor i Ilirianës, e cila iu përgjigj me sportivitet:

“Fshije sa s’e ka pa Adri, hahah!”


Shtuar 18.08.2025 11:12

Tags: ,