Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet

Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin historik ndaj lekut ku monedha vendase vazhdon të forcohet, ku dollari këmbehet me 82.6 lekë  dhe euro me 96.76.

Megjithatë banka e Shqipërisë konstaton se lëvizjet janë shumë më të lehta krahasuar me dy vitet e fundit  pare ku monedhat e huaja u zhvlerësuan menjëherë.

Në terma vjetorë, forcimi i Lekut është ngushtuar më tej në tremujorin e dytë, duke zbritur në 2.3%, nga 4.7% në tremujorin e parë të vitit.

Madje institucioni qëndror financiar shprehet se situate nisi më vonë dhe ka qenë më i përmbajtur.

Deri në tre javët e para të muajit korrik, masa e forcimit të Lekut kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar ishte vetëm 0.6% krahasuar me 10.2% që shënonte përkatësisht në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 2023.

Paralelisht me to, vëllimet e tregtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë.

Po ashtu banka shton se dhe rritja e investimeve të huaja ka qenë në të njëjtin trend rritës si tre mujori I parë.

Ndërkaq ekspertët shtojnë se ndikimin më të fortë në mbiccmimin e lekut e  ka sezoni turistik kur ka një fluks në rritje të pushuesve të huaj.

Ndërkaq dhe rënia e ccmimeve në tregjet e huaja ka bërë që të ketë dhe nëj stabilitet në vlerën e mallrave të importit në Shqipëri.


Shtuar 15.08.2025 15:18

Tags: , ,