E rëndë në Tiranë/ Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Paraditen e sotme rreth orës 09:30, një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Kinostudios në  Tiranë.  Sipas informacioneve policore, një 66-vjeçar i identifikuar si Rr. M., dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.


Shtuar 11.08.2025 11:32