Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut.

Projekti synon të lehtësojë lëvizjen, të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe të nxisë turizmin në zonë.

Rruga do të krijojë akses më të mirë për fshatrat përreth dhe do të lidhë Beratin me jugun e Shqipërisë.

Kreu i shtetit e cilëson këtë investim, si një “urë zhvillimi” për rajonin.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.