Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur!

Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç raportohet zyrtarë të lartë amerikanë e kanë përshkruar kryeministrin si të çmendur dhe një fëmijë që nuk dëshiron të sillet siç duhet.

“Benjamin Netanyahu po sillet si një i çmendur. Ai po bombardon gjithçka, gjatë gjithë kohës. Kjo mund të minojë planet e Donald Trump”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë amerikane të lajmeve.

Izraeli kreu sulme ndaj trupave siriane dhe ndërtesave të rëndësishme në Damask të mërkurën, pasi akuzoi forcat qeveritare për vrasjen e dhjetëra njerëzve në qytetin druz të Sweidës.

“Ndihet sikur çdo ditë po ndodh diçka e re. Çfarë dreqin?” tha një zyrtar i dytë i lartë amerikan për të njëjtën media, pas një sulmi me tank izraelit në kishën e vetme katolike të Gazës, i cili vrau tre persona dhe plagosi 10 të tjerë.

Pas sulmit në kishë Trump pati një telefonatë me Netanyahun dhe i kërkoi atij të lëshonte një deklaratë duke shprehur keqardhje për incidentin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve se reagimi i Trump ndaj incidentit nuk ishte pozitiv.

Sipas të njëjtit raport, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i kërkoi Izraelit të martën të ndalonte sulmet e tij ndaj Sirisë për të lënë hapësirë për diplomaci. Megjithatë, Izraeli u pajtua, të mërkurën IDF kreu sulme të gjera në Siri, duke përfshirë selinë ushtarake dhe pranë pallatit presidencial.

“Bombardimet në Siri e habitën presidentin dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidentit (Trump) nuk i pëlqen të ndezë televizorin dhe të shohë bomba që bien mbi një vend në të cilin ai kërkon paqe dhe për të cilin bëri një njoftim historik se do të ndihmojë në rindërtimin e tij”, thuhet se i tha një zyrtar tjetër agjencisë së lajmeve.


Shtuar 20.07.2025 23:16